-
WORD Research this...Ezekiel 7
- 1 Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
- 2 "Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.
- 3 Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.
- 4 Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".
- 5 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.
- 6 Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.
- 7 Erdhi mbi ty shkatërrimi, o banor i vendit. Koha erdhi; është e afërt dita e halleve dhe jo ajo e britmave të gëzimit ndër male.
- 8 Tani, pas pak, do të derdh mbi ty tërbimin tim dhe do ta shfryj mbi ty zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të të ngarkoj të gjitha veprimet e tua të neveritshme.
- 9 Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë, por do të bëj që të të bien mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti që godet.
- 10 Ja dita, ja ku arriti. Erdhi shkatërrimi. Thupra lulëzoi, kryelartësia buloi.
- 11 Dhuna është shtuar si një thupër pabesie. Nuk do të mbetet asnjë prej tyre, asnjë nga moria e tyre, asnjë prej tyre; nuk do të ketë asnjë vajtim për ta.
- 12 Koha erdhi, dita po afrohet. Kush blen të mos gëzohet, kush shet të mos hidhërohet, sepse një zëmërim i zjarrtë kërcënon gjithë morinë e tyre.
- 13 Sepse ai që shet nuk do të zotërojë atë që ka shitur, edhe sikur të mbetet i gjallë, sepse vegimi përfshin tërë morinë e tyre dhe nuk do të hiqet, dhe askush nuk do të mund të ruajë jetën e vet, duke jetuar në paudhësi.
- 14 I kanë rënë borisë, dhe të gjithë janë gati, por asnjë nuk shkon në betejë, sepse afshi i zemërimit tim është kundër tërë morisë së tyre.
- 15 Nga jashtë shpata, nga brenda murtaja dhe uria. Kush është ndër ara do të vdesë nga shpata, kush është në qytet do të gllabërohet nga murtaja dhe nga uria.
- 16 Por ikanakët që do të arrijnë të shpëtojnë do të rrinë ndër male si pëllumbat e luginës, të gjithë duke rënkuar për shkak të paudhësisë së vet.
- 17 Të gjitha duart do të bëhen të dobëta dhe tërë gjunjët do të bëhen të dobët si uji.
- 18 Do të vishen me thasë dhe frika do t'i mbulojë, turpi do të jetë mbi të gjitha fytyrat dhe shogësia mbi tërë kokat e tyre.
- 19 Do të hedhin argjendin e tyre nëpër rrugë dhe ari i tyre do të bëhet një ndyrësi. Argjendi i tyre dhe ari i tyre nuk do të mund t'i shpëtojnë ditën e zemërimit të Zotit; nuk do të mund të ngopin shpirtin e tyre as të mbushin barkun e tyre, sepse paudhësia e tyre është bërë shkak pengese.
- 20 Kanë nxjerrë nga bukuria e stolive të tyre shkas kryelartësie; kanë përftuar figura nga neveritë e tyre dhe nga idhujt e tyre të urrejtshëm. Prandaj do t'i bëj ata një ndyrësi,
- 21 dhe do t'i lë pra në duart e të huajve dhe plaçkë për të pabesët e dheut që do t'i përdhosin.
- 22 Do të largoj prej tyre fytyrën time dhe ata do të përdhosin vendin tim sekret; do të hyjnë njerëz që përdorin dhunën dhe do ta përdhosin.
- 23 Përgatit një zinxhir, sepse vendi është plot me krime gjaku dhe qyteti është plot dhunë.
- 24 Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.
- 25 Shkatërrimi po vjen. Ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të ketë.
- 26 Do të ketë fatkeqësi të njëpasnjëshme, lajme të këqija pas lajmesh të këqija. Atëherë do t'i kërkojnë një vegim një profeti, por ligji do t'i mungojë priftit dhe këshillit të pleqve.
- 27 Mbreti do të jetë në zi, princi do të vishet me rroba dëshpërimi dhe duart e popullit të vendit do t'i pushtojë frika. Unë do t'i trajtoj sipas sjelljes së tyre dhe do t'i gjykoj sipas gjykimeve të tyre; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
-
-
King James Version (kjv)
- Afrikaans
- Albanian
- Arabic
- Armenian
- Basque
- Breton
- Calo
- Chamorro
- Cherokee
- Chinese
- Coptic
- Croatian
- Czech
- Danish
- Dari
- Dutch
-
English
American King James Version (akjv) American Standard Version (asv) Basic English Bible (basicenglish) Douay Rheims (douayrheims) John Wycliffe Bible (c.1395) (wycliffe) King James Version (kjv) King James Version (1769) with Strongs Numbers and Morphology and CatchWords, including Apocrypha (without glosses) (kjva) Webster's Bible (wb) Weymouth NT (weymouth) William Tyndale Bible (1525/1530) (tyndale) World English Bible (web) Young's Literal Translation (ylt)
- English and Klingon.
- Esperanto
- Estonian
- Finnish
- French
- German
- Gothic
- Greek
- Greek Modern
- Hebrew
- Hungarian
- Italian
- Japanese
- Korean
- Latin
- Latvian
- Lithuanian
- Malagasy
- Malayalam
- Manx Gaelic
- Maori
- Mongolian
- Myanmar Burmse
- Ndebele
- Norwegian bokmal
- Norwegian nynorsk
- Pohnpeian
- Polish
- Portuguese
- Potawatomi
- Romanian
- Russian
- Scottish Gaelic
- Serbian
- Shona
- Slavonic Elizabeth
- Spanish
- Swahili
- Swedish
- Syriac
- Tagalog
- Tausug
- Thai
- Tok Pisin
- Turkish
- Ukrainian
- Uma
- Vietnamese
-
-
Active Persistent Session:
To use a different persistent session key, simply add it above, and click the button below.
How This All Works
Your persistent session key, together with your favourite verse, authenticates you. It links to all your notes and tags in the Bible. You can share it with loved ones so they can see your notes and tags.
However, to modify your notes and tags, you need both the persistent session key and your favourite verse.
Please Keep Your Favourite Verse Private
Your persistent session key and favourite verse provide you exclusive access to edit your notes and tags. Think of your persistent session key as a username and your favourite verse as a password. Therefore, ensure your favourite verse is kept private.
The persistent session key allows viewing, while editing is only possible when the correct favourite verse is provided.
-
Loading...
-
Favourite Verse
You should select one of your favourite verses.
This verse in combination with your session key will be used to authenticate you in the future.
This is currently the active session key.
Should you have another session key from a previous session.
You can add it here to load your previous session.